Kendall Jenner nuk gjen qetësi, merr urdhër mbrojtjeje ndaj një tjetër përndjekës

Vetëm pak kohë pasi mori urdhër mbrojtjeje nga një përndjekës, Kendall Jenner është përballur me një tjetër situatë të ngjashme. Supermodelja 25-vjeçare mori urdhër 5 vjeçar nga Maik Bowker, por tashmë dhe një 27-vjeçar, Shaquan King, ishte fiksuar pas saj, sipas TMZ.

Siguria: Supermodeles 25-vjeçare iu dha edhe një urdhër ndalimi tjetër pesë-vjeçar kundër një 27-vjeçari të quajtur Shaquan King, sipas TMZ

King u urdhërua nga gjykata në Los Angeles të qëndrojë më shumë se 100 metra larg nga Jenner, me motrën e saj, Kylie dhe nënën e tyre, Kris. 27-vjeçari kishte arritur të futej në pronën e saj, duke përplasur dritaret e shtëpisë përpara se siguria ta kapte atë.

Siguria: Ai gjithashtu përplasi dritaret në shtëpinë e saj para se siguria private e Jenner ta kapte atë

Ndërsa King u arrestua nga policia e Los Angeles, qëndrimi i tij në burg ishte i shkurtër, thuhet se ishte vetëm gjashtë orë, për shkak të protokolleve Covid-19. Atij tashmë i ndalohet të kontaktojë tre anëtarët e familjes Kardashian-Jenner, si dhe të afrohet në shtëpitë e tyre, vendet e punës dhe automjetet për pesë vitet e ardhshme.


Shtuar 24.04.2021 15:36