Si asnjëherë më parë, në spektaklin e “Big Brother VIP” u mor vendimi për përjashtimin e Kevina Kthellës. Ky vendim u mor pas shuplakës që modelja i dha Luiz Ejllit gjatë Prime.
Pas gjithë kësaj kohë heshtje nga ana e modeles, sot në shtëpinë e BB ka mbërritur një dron për Luizin i cili mendohet se ishte nga Kejvina, nga ajo çfarë shkruhej në të: “Të dua dhe ti e di.”
Në pankartën mbi dron ndodhet foto e Kejvinës me Luizin prandaj këngëtari është i bindur se droni është nisur nga ajo.
Por nuk mendon njësoj Olta Gixhari.
“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxorre nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxorre jashtë,”-i tha Olta.
Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.
“Nuk e nxorra unë. E nxorre ti dhe Tea duke i thënë shumë mirë. Unë për këtë arsye nuk thashë asgjë. Doli se e karikuat ju. Ajo ka dalë jashtë prej gjyqit që iu bë mbrapa në shtëpi. Mënyra si keni reaguar ju. Ju thashë mos e shtyni, se po e karikoni për keq,”-u shpreh Luizi./albeu.com/