“Ke bërë shaka seksuale”, Iliri shfaqet inatçi dhe nuk pranon shakt e Semit dhe Donaldit (VIDEO)

Semi dhe Iliri, kanë debatuar këtë javë me tone të ashpra ku nuk kanë munguar as ofendimet. Debati i tyre erdhi pasi gjatë një diskutimi Semi i ka drejtuar gishtin e mesit Ilirit i cili nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest. Ai i është kthyer asaj duke “dënuar” këtë veprim dhe e ja quajtur të paedukatë. Madje nuk ka pranuar as kërkesën për falje të saj.

Kjo përballje u ripërsërit edhe gjatë spektaklit të djeshem kur Semi tha:

“Iliri e ka tepruar disa herë me batutat kunddrejt meje de unë i kam marrë gjithnjë me shaka. Edhe gjesti im ishte totalisht me shaka.”

Nga ana tjetër, në këtë debat ndërhyri edhe Donaldi i cili u shpreh se e gjithë kjo situatë është ekzagjeruar nga ana e Ilirit. “Nga ana tjetër ka qenë Iliri që ka hedhur drejt Semit batuta dhe shikime seksuale, gjeste të cilat janë pranuar me shumë sportivitet nga ana e Semit.”-tha ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 20.10.2021 09:18