Kanë kaluar muaj që kur Princesha e Uellsit është parë në publik. Tani, media të shumta kanë raportuar se Princesha Kate është parë duke kaluar kohë me familjen e saj.
Burimet thanë për People and Us Weekly se princesha kohët e fundit ishte jashtë me familjen e saj, duke përfshirë fëmijët Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte, 9 dhe Princi Louis, 6. Edhe pse aktualisht nuk ka foto apo video kjo është hera e parë që Kate është parë në publik që kur ajo shpalli diagnozën e saj të kancerit në mars.
Kate njoftoi lajmin tronditës shëndetësor në një video-mesazh personal të publikuar më 22 mars.