Kaq e pati! Mbyllet portali virtual që lidh New York me Dublin

Gati një javë pasi u hap për herë të parë për publikun, portali që lidh New York me Dublin, Irlandë nëpërmjet një trasmetimi të drejtpërdrejtë video 24/7 është mbyllur përkohësisht. Kjo mbyllje erdhi si pasojë e disa ‘sjelljeve të papërshtatshme’ nga të dyja palët.

Njëri rast ishte ai në Dublin, ku disa persona mbajtën telefonat e tyre pranë kamerës duke treguar pamjet e tmerrshme të përplasjes së avionëve në “Twin Towers” më 11 shtator.

E ndërsa në New York, një modele e “OnlyFans” postoi një video për 400.000 ndjekësit e saj në Instagram të dielën që tregonte se ajo ekspozonte gjoksin e saj në këtë portal.

Ajo u shpreh për ndjekësit e saj në Instagram se mendonte se “njerëzit e Dublin-it kishin nevojë të shihnin ‘dy patatet’ e saj në Nju York”.

Sakaq, pritet që të dyja palët të shikojnë mënyra të ndryshme për të përmirësuar sigurinë përpara se të hapin përsëri portalin.

Portali i parë i drejtpërdrejtë u krijua midis Lituanisë dhe Polonisë por ai i Nju Jork-Dublin ka krijuar më shumë interes dhe polemika.


Shtuar 15.05.2024 18:26