Eliot Bujupi është kthyer të punojë me Stuttgartin U21, pas një periudhe prej plot 10 muajsh jashtë fushës.
Sulmuesi 18-vjeçar i Kosovës kaloi një sezon të vështirë, pasi këputja e ligamentit e detyroi të qëndronte larg futbollit për afër një vit.
Të lidhura
None found
Pas rikuperimit, qendërsulmuesi ka lënë pas dëmtimin dhe tani synon të rikthehet gradualisht në nivelin e tij të mëparshëm.
“Shikoni kush është kthyer. 10 muaj pasi pësoi një lëndim serioz në gju, Elioti është rikthyer në stërvitje”, bëri të ditur klubi gjerman në njoftimin e tij.
Bujupi, i cili debutoi me Kosovën në vitin 2024 në moshën 18-vjeçare, pritet të punojë gjatë këtyre dy muajve deri në janar për të rifituar formën. Më pas, nuk përjashtohet mundësia që ai të huazohet në një ligë tjetër.
