Kim Kardashian nuk i ka dhënë shpresa Kanye West për t’u rikthyer sërish bashkë. Kohët e fundit, reperi 44-vjeçar është shprehur se dëshiron të rregullojnë marrëdhënien e tyre. Por burimet pranë yllit televiziv kanë thënë se vazhdon t’i qëndrojë kërkesës për divorc që bëri në shkurt.
“Mos u gaboni. Kim nuk do të kthehet më me Kanye-n. Kim nuk i ka dhënë atij asnjë shenjë që dëshiron të rikthehet.”, tha një burim për HollywoodLife. Në fakt, Kim duket mjaft e lumtur në krahët e të dashurit të ri, Pete Davidson.
Kanye West Kim dhe Kanye u ndanë në fillim të këtij viti
Reperi foli për një rikthim të mundshëm me Keeping Up With the Kardashians teksa vizitoi për të pastrehët në një qendër në Los Anxhelos javën e kaluar. Ai postoi së fundmi dhe një foto me Kim duke u puthur.