“Një fije” larg shkarkimit, Meta ia “shtron” me këngë e valle (VIDEO)

Ndërkohë që parlamenti po zhvillon sot seancën e posaçme për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta ka organizuar një pritje në Presidencë.

Tejet i qetë dhe me buzëqeshje në fytyrë, Meta priti artistë të ansamblit të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Kreu i Shtetit tha se do lexojë për herë të tretë veprën e Kristo Frashërit për Dibrën

“Jemi borxhlinj ndaj kësaj treve që promovon art të jashtëzakonshëm,” u shpreh ai.

Nismën e dytë për rrëzimin e presidentit Ilir Meta socialistët kësaj here janë më të vendosur për ta çuar deri në fund, duke e votuar në një seancë parlamentare. Ndryshe nga nisma e parë maxhoranca e fali Metën.

Për votimin e raportit për shkarkimin e presidentit Parlamentit i nevojiten 94 vota.

Shtuar 9.06.2021 11:06