Kanye West është në lidhje me Irina Shayk? Çfarë mendon Kim Kardashian për këtë gjë

Lart e poshtë po thuhet se Kanye West dhe supermodelja Irina Shayk janë në një lidhje. Ky lajm u bë shumë shpejt viral në “Twitter” dhe më pas në të gjithë rrjetin.

Sipas burimit për tabloidin “DeuxMoise” thuhet se Kanye West është në një marrëdhënie të fshehtë me modelen.

“Nuk e di nëse ‘takimet’ (dating) janë fjala e duhur për ta përshkruar, por duket që mes tyre ka interes.”- ka thënë burimi.

Por çfarë mendon Kim Kardashian në dhje me këto lajme?

Një burim për “The Sun” ka thënë se Kim nuk shqetësohet aspak, sepse nuk i beson fare këto spekulime.

“Kim nuk i beson fare këto thashetheme për Irina-n. Për të është thjesht një formë për të marrë vëmendje. Ajo nuk shqetësohet fare për të, askush në rrethin e saj nuk interesohet apo e beson këtë gjë. Edhe nëse është e vërtetë, e dyshoj që ajo të mërzitet në këtë pikë”, është shprehur burimi në fjalë.

Njohja e Irina-s me Kanye-n daton që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, “Power”. Në klip, Irina Shayk, i gjunjëzohet reperit. Modelja ka qenë gjithashtu pjesë e pasarelës për koleksionin e modës vjeshtë/dimër të Kanye-s, në Paris, gjatë vitit 2012.

Kujtojmë se pas afro shtatë viteve martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Mediat e huaja raportuan se me 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.


Shtuar 26.05.2021 14:58