Moderatorja Dajana Shabani ka rrëfyer për herë të parë momentin që zbuloi se e kishte tradhëtuar bashkëshorti dhe babai i vajzës së saj. Mbrëmjen e djeshme ajo ka treguar sesi e zbuloi se burri e tradhtonte, madje dhe në lokaline shoqes së saj.
“E dimë që ish-bashkëshorti të ka tradhëtuar po ti si e kuptove? Ai jeton në Itali dhe nuk më dalin llogaritë si e zbulove ti ketu, ai atje. Ose ai është shumë amator ose ti je shumë e zgjuar (qesh)”, e pyeti moderatorja Ester Bylyku.
“Ai kishte ardhur në Shqipëri. Një vajzë e huaj, vjen këtu për t`i bërë surprizë. Ata ishin së bashku tek lokali shoqes sime, por ish-burri nuk e dinte që njihja pronaren. Ajo më merr në telefon dhe më tha që i kishte të dy përpara syve. Në atë moment, mora ish-burrin në telefon dhe i thash që nuk kemi më punë bashkë, i nxorra valixhet jashtë dhe nderrova bravën e derës. Mëpas e mori në telefon avokatja ime që i tha se unë doja divorcin.”