“Kanë filluar të kopjojnë”, Maestro ironizon banorët e BBV3

Ish-banori i BBV2, Armaldo Kllogjeri ose ndryshe i njohur si Maestro, ka ironizuar banorët e BBV3 nëpërmjet një Instastory. Ai postuar një video ku komenton lojën e banorëve të këtij edicioni. Në një moment ai nuk lë pa e krahasuar lojën e tyre me të vetën, duke i akuzuar si kopjacë. Maestro kujton për publikun momentin kur doli nga shtëpia pa përshëndetur asnjë banor, veprim i cili është përsëritur edhe këtë vit, nga Sara mbrëmjen e djeshme. Ja çfarë thotë ai në video:

Jam në Toronto, dola të pi një birrë se na lodhi kokën ai Big Brother, na e mori shpirtin. Çfarë të bëjmë, më thoni ju mua? Kanë filluar të kopjojnë si duhet të dalësh nga shtëpia pa i dhënë dorën njërit e pa i dhënë dorën tjetrit. Kush kopjon ngel në klasë thonë.


Shtuar 6.03.2024 16:19