Këngetari Valon Shehu u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” javën që shkoi por aventura e tij përfundoi shumë shpejt dhe ai u eleminua mbrëmjen e djeshme. Megjithatë, këto ditë në mediat sociale është përfolur se ka qenë në një lidhje 6-vjeçare me Einxhel. Arsyeja?
Pas klipit te tij prezantues, moderatorja e prekur filloi të qante dhe ngriu në fytyrë, madje ajo as nuk doli në oborr të takonte Valonin ashtu siç bënë të gjithë konkurrentët e tjerë. Kjo bëri që në rrjet të thuhej se ata kanë patur një lidhje dashurie e cila tashmë ka marrë fund dhe prezenca e tij në shtëpi e trazoi pak gjendjen emocionale të Einxhel.
Gjithesi, duket se e vërteta është ndryshe. Mbrëmjen e djeshme pas eleminimit Valoni u pyet rreth kësaj çështje. Ai i mohoi kategorikisht zërat duke thënë se me Einxhel u njoh në “Big Brother” dhe jashtë nuk kanë patur kontakte.
View this post on Instagram