Julian Deda i bashkohet “Big Brother VIP”: Ja porosia që më la babai

Ai njihet si një nga aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri, ashtu si edhe babai i tij. Jul Deda ka ndjekur gjithmonë hapat e të atit, Zef Deda, teksa këtë herë do shfaqet ndryshe para publikut, si banor i “Big Brother VIP”.

“Thonë kush hyn i pari del i fundit”– tha Juli, teksa ndodhet brenda “Dhomës së rrëfimit”.

Juli është 42 vjeç dhe ka lindur në Shkodër, është aktor, komedian. I njohur për rolet e tij në “Portokalli”, “Apartamenti 2XL”. Me rolet e tij në kinematografi dhe Teatër, ka spikatur në gjininë e komedisë. Juli është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Prej pak kohësh ai ka kaluar kohë të vështira, pasi ka humbur të atin, aktorin e njohur dhe të dashur të publikut shqiptar, Zef Deda.

“Nëse babai im do ishte gjallë sot, ai do më mbështeste me të dyja duart. Para se të ndërronte jetë, më ka thënë mos ma prish fjalën, rri i qeshur dhe unë atje do jem i qeshur sepse ishte dëshira e tij. Më ka marrë malli që ditën e parë kur ai iku nga kjo botë.”– tha Juli për të atin e ndjerë.


Shtuar 13.01.2024 22:35