Debatet mes Julias dhe Eglës nuk mungojnë në shtëpi kohët e fundit ,e kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Julia nuk ka kursyer kritikat dhe ofendimet ndaj Eglës të cilat ishin jo pak të lehta.
Julia e quan Eglën si “mish me dy sy”, “mizerje” dhe si “një turp i madh për gratë shqiptare”.
Egla: Çfarë mllefi ke ndaj meje, kur ke vetëm dy ditë që ke ardhur?
Julia: Kam ardhur të të nxjerr ty nga shtëpia.
Egla: Aa epo vazhdo. Po më dridhen gjunjët.
Julia: O grua e keqe, o grua e ligë! Turp të kesh. Nuk prezanton gruan shqiptare, je një turp i madh për gratë shqiptare, mizerje, ik o dreq. Ti nuk kupton asnjë gjë, ti je një copë mishi me dy sy.
Egla: Ke dy ditë që ke ardhur dhe më urren.
Julia: Je një copë mishi me dy sy që turpëron gratë shqiptare, brezin tonë, nënat shqiptare, artistet shqiptare, çdo gjë turpëron.