Aktori i njohur Jul Deda ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, ku i ka uruar të birit të tij, Mateo Dedës, ditëlindjen. Në një postim emocionues në Instagram, Jul Deda ka publikuar një foto të Mateos, i cili duket duke luajtur futboll me fanellën e ekipit të Tiranës.
“Gëzuar ditëlindjen, biri im, kampioni im, krenaria ime!”– shkruan aktori, duke shprehur dashurinë dhe krenarinë për të birin, që duket se po ndjek një karrierë premtuese në sport.