Forcat e policisë kanë intensifikuar kontrollet në disa zona të Vlorës, si pjesë e masave të ndërmarra për garantimin e sigurisë gjatë fundjavës.
Një prej postblloqeve është ngritur në rrethrrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët ndalojnë automjetet që lëvizin në këtë aks rrugor dhe kryejnë verifikimet përkatëse.
Të lidhura
None found
Kontrollet përqendrohen veçanërisht te makinat me xhama të zinj. Policia kontrollon drejtuesit dhe pasagjerët me qëllim identifikimin e personave në kërkim, si edhe konstatimin e rasteve të mundshme të armëmbajtjes pa leje.
Operacioni është shtrirë edhe në pika të tjera të qytetit. Sipas policisë, shtimi i pranisë së uniformave synon të parandalojë dhe të zbulojë shkeljet e ligjit gjatë fundjavës.
