Këngëtari kolumbian i mirënjohur në të gjithë botën, Maluma i është dashur prej pak kohësh të ndërpres turin e tij “Papi Juancho” dhe shkak është bërë gjendja shëndetësore.
Ditën e djeshme ai ndau një foto nga spitali ku zbuloi se po i nënshtrohej një operacioi. Në vitin 2019 Maluma i është nënshtruar nëj operacioni në gjunjë pas këputjes së ligamentit. Tani, tre vjet më vonë, këngëtarja duhej të shtrohej sërish në spital për operacion për shkak të problemeve pas operacionit të parë.
Për fat të mirë, operacioni ka dalë me sukses dhe Maluma e ka treguar vetë në InstaStory gjendjen e tij të mirë./albeu.com/