Jo vetëm Keisin, Sabiani paska dhe një djalë që e prezantoi publikisht në “BB VIP” (FOTO LAJM)

Sabiani është shumë hermetik kur vjen puna tek jeta e tij private.

Ai ka rrëfyer disa ditë më parë të gjitha fazat më të rëndësishme të jetës së tij duke filluar që nga emigrimi, humbja e nënës, nxjerrja e albumit të parë dhe lindjen e fëmijëve të tij.

Kështu ai ka pranuar publikisht se përveç Kejsit, e cila është tashmë pjesë e showbizit, ka edhe një djalë të vogël.

Ai ka treguar se ardhja e tyre në jetë ka qenë një dhuratë e Zotit por nga ana tjetër fakti që ata janë fëmijë të dy nënave të ndryshme ka sjellë edhe vështirësi të mëdha.

Big Brother e surprizoi dje  Sabianin me dy fëmijët e tij ku per herë të parë u bë publik edhe i biri që ishte mjaft i ëmbël dhe i kishte marrë babit tiparin më të veçantë, kaçurrelat bjonde.

Ky takim u shoqërua me shumë lot dhe emocione.


Shtuar 20.10.2021 09:38