Po kalonte rrugën, përplaset për vdekje 48 vjeçari në Berat

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Berat.

Burimet bëjnë me dije se në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. /albeu.com/

 


Shtuar 20.10.2021 09:33