Vera po mbaron dhe sezoni i ri televiziv është shumë pranë nesh!
Edicioni i katërt i reality- show-t, “Big Brother VIP Albania 4”, sipas aludimeve, pritet që këtë sezon të nisë më shpejt se edicionet e kaluara, edhe pse ende nuk dihet asnjë datë zyrtare.
Ishte producentja Sara Hoxha, nëpërmjet një postimi të pak minutave më parë në llogarinë e saj në Instagram, ka shtuar dyshimet për nisjen e punës së këtij reality-show. Në kafen e mëngjesit të Sarës ka një mesazh për të gjithë dashamirësit e bashkëjetesës së VIP-ave.
”Big Brother Vip 4 po vjen”- shkruhet aty.
Personazhet e këtij edicioni mezi po priten nga publiku, por edhe se kush do e moderojë. A do jetë sërish Ledion Liço, apo ka një rikthim të Arbana Osmanit?
Mbetet të shihet në ditët në vijim….