Kur bëhet fjalë për marrëdhënien e Rudinës me Markun sytë dhe veshët e ndjekësve janë katër. Me një ‘ask question’, ndjekësit kanë nisur sërish nga pyetjet, që Rudina për hir të së vërtetës i nxjerr e i përgjigjet pa kursim.
“Nga 1-10 sa je penduar që je martuar me Markun?”, ka qenë një prej tyre.
“Motër kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës. Falë zotit nuk jam penduar asnjë moment”, i është përgjigjur Rudina.
Një gjë do e keni mësuar deri tani, mos u mundoni hiç ta zini në siklet me ndonjë pyetje a koment Rudinën, se përgjigjet janë gati. Edhe humori prej saj, që nuk mungon asnjëherë.