Janë ndarë, por Semi bën deklaratën e papritur për Bojken Lakon (FOTO LAJM)

Siç tashmë dihet, këngëtarja Semi Jaupaj është një ndër banoret e “Big Brother VIP”. Së fundmi ajo ka treguar dy personat që do donte t’i takonte brenda shtëpisë.

“Do doja të vinte babi, të cilin kam tre vite pa e parë dhe pse jo, Bojkeni”, është shprehur Semi.

Ajo dhe Bojken i kanë dhënë fund lidhjes shumëvjeçare, por kanë mbetur miq të mirë. Megjithatë, Bojken është shprehur se nuk e ndjek dhe nuk ka ndërmend ta ndjekë “Big Brother VIP”.


Shtuar 7.11.2021 12:20