“Jam shumë e lumtur”, në lidhje me vëllain e Arbër Hajdarit, Beniada: Puthjen ia dhashë pas 6 muajsh (VIDEO)

“Big Brother” rezultoi një ogur i mirë për Beniadën edhe në jetën private.

Thënë kjo, pas këtij formati ajo vendosi të jetonte në vendin tonë, ku gjeti edhe dashurinë. Prej muajsh modelja po jeton një romancë të bukur rreth të cilës nuk heziton të flaës edhe pse nuk e ka bërë publik peronin që i ka rrëmbyer zemrën.

E ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, modelja është shprehur se nuk ka qenë kurrë kaq e lumtur.

“Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat.”

Ajo tregoi mes të tjerash se partneri i saj nuk është xheloz. Por, ajo me sa tregoi ishte pak.

“Nuk bëhet xheloz edhe po u mundova t’i fus spicat kot po nuk bëhet ose nuk është fare dmth, por do ta kuptoj pas disa muajsh do të them emrin edhe do të them… As unë nuk jam…çik kur duhet, kur i bëjnë komplimente, rrini larg ju lutem shumë mos ngacmoni…”-tha Beniada me shaka.

Mes të tjerash ajo tha se ai ka pritur 6 muaj për t’i dhuruar puthjen e parë, ndërsa u shpreh se “gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri”. Edhe pse nuk foli me emra, prej kohësh është zbuluar lidhja e Beniadës me vëllain e Arbër Hajdarit, Blertin.