“Jam mirënjohëse”/ Dedikimi i Selena Gomez për veten, 2 ditë para ditëlindjes

Vetëm dy ditë para se të mbushë 32 vjeç, këngëtarja Selena Gomez bëri një postim reflektues. Këngëtarja dhe aktorja e njohur në një moment reflektimi shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen si për njerëzit që e rrethojnë ashtu edhe për periudhën aktuale në jetën e saj, duke e cilësuar si “më të mirën deri tani”.

Bashkë me tekstin, Gomez ka postuar një foto me yjet e “Only murders in the building”, Steve Martin dhe Martin Short, pak para premierës së sezonit 4.

Në veçanti, ylli 31-vjeçari shkroi: Me reflektim e kuptoj se me afrimin e ditëlindjes sime, jam shumë mirënjohëse që jam e rrethuar nga njerëz që më bëjnë më të mirë, më sfidojnë, më kujtojnë ditë pas dite se çdo moment është një dhuratë. Ky është gëzimi im i pastër. Falenderoj Zotin për këtë moment në jetë në të cilin jam. Është më e mira deri tani.

View this post on Instagram

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

 


Shtuar 20.07.2024 20:51