Teksa ka zhvilluar një intervistë për ‘Top Albania Radio’, ish-konkurrentja e ‘BBV3’, Julia Ilirjani, ka folur lidhur me eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.
Gjatë intervistës, Julia ka ‘plasur bombën’ teksa është shprehur se Juli ‘joshet’ prej Heidit.
“Unë i kam thënë Julit, a je i joshur prej Heidit? E pashë dhe jashtë që kishte bërë bujë të madhe kjo gjë. Por pse të duket kaq e çuditshme që një burrë që është 40 e ca vjeç po edhe sikur të jetë 30-vjeç të jetë i joshur nga një vajzë 25-vjeçare?”- ka thënë Julia, teksa ka ndërhyrë miku i Julit, Visjani, duke thënë që kjo gjë mund të duket e tepërt pasi Juli është i dashuruar me bashkëshorten e tij.
Më pas Julia shtoi: Të jesh i joshur nuk do të thotë që detyrimisht të jesh tradhtar. Apo je një njeri që nuk do familjen tënde, apo ku di unë se çfarë. Sepse ndryshimin e tradhtarit nga ai që mund të jetë i joshur nga e bukura e bën veprimi pastaj dhe Julin unë nuk e kam parë të bëjë ndonjë veprim. Pyetja ime ka qenë normale.