“Ishte vëllai im”, Arsimi reagon pasi i dha fund miqësisë me Erin (FOTO LAJM)

Një nga miqësitë e pakta të ngushta që u krijua në “Për’puthen” ishte ajo mes Arsim Abdulit dhe Eri Agës. Dy çunat shoqëroheshin shumë me njëri-tjetrin dhe dukeshin të pandarë. Madje edhe realizuan një këngë së bashku. Por duket se gjërat nuk janë më si më parë. Pak ditë më parë ndjekësit e tyre kanë vunë re se shokët e ngushtë nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe ky është një tregues i rëndësishëm në ditët e sotme.

Pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit ka ardhur edhe reagimi i parë i Arsimit. Përmes një statusi në Instastory ai ka konfirmuar se i kanë dhënë fund miqësisë. Arsimi nuk ka zbuluar se çfarë ka ndodhur konkretisht mes tyre, por shkruan se “Gjithçka e ka një fund”, teksa u kërkon ndjekësve ta respektojnë Erin.

“Kam marrë kaq shumë pyetje pse unë dhe Eri nuk ndjekim më njëri-tjetrin. Ai ishte dhe është vëllai im, por gjithçka ka një fund. Ju kërkojnta respektoni atë dhe të keni marrë përgjigjen tuaj.”-ka shkruar Arsimi.


Shtuar 2.09.2021 10:48