Monika Lubonja ishte padyshim një nga banoret më të spikatura në sezonin e parë të Big Brother VIP.
Aktorja e cila shkoi shumë pranë finales, do të mbahet mend për miqësinë që kishte me dy “gjelat” e shtëpisë, Ilirin dhe Donaldin, duke e mbajtur mirë me të dy në pjesën më të madhe të kohës.
Në fund miqësia e saj me Ilirin u “thye” dhe gjerat jasht morën një rrjedhë tjetër.
Megjithatë Monika është rikthyer të komentojë sërish eksperiencën e saj në BBV, dhe ka kujtuar një nga momentet më të vështira të saj në shtëpi që sipas saj ishte me keq se 97-ta, situata me Semin dhe Fifin.
“Pjesa që kam kaluar me Fifin dhe Semin për mua ka qenë përjetim më i vështirë se ‘97-ta. Ishte tronditje se në rrjet u ngritën thanë kjo grua po ndihmon njërën pa e ditur që vajza tjetër kishte probleme”, ka thënë ajo. /albeu.com