Ishte i gjithi një skenar? Big Mama reagon për herë të parë pas akuzave për daljen me planifikim

Big Mama u largua të premten nga “Big Brother” pas një sherri me Antonelën. Megjithatë pas daljes së saj nisën aludimet se dalja ishte e planifikuar. Madje dy ish-fituesit e Big Brother, Anaid Kaloti dhe Vesel Kurtishaj, aludonin se këngëtarja aq e kishte kontratën.

Në “Shqipëria Live”, Big Mama u pyet për këtë thashethem dhe u përgjigj: “Nuk ka qenë e programuar aspak. Unë sa kam dalë kam dashur të vij për Maqedoni se më kishte marrë malli, isha tepër e mbingarkuar në shtëpi”, tha Big Mama.

Ajo deklaroi sërish se nuk është penduar, as mërzitur për ato që ndodhën e as për daljen nga shtëpia.


Shtuar 28.12.2021 10:15