“Më 11 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë” – Këto ishin të dhënat kryesore për koncertin e Capital T “ Time Capsule”.
Por në moment të fundit diçka ndryshoi!
Ndonëse data dhe gjithçka tjetër ka mbetur e njëjtë, vendndodhja ka ndryshuar.
Me ana të një videoje, Trimi ka treguar se nëpërmjet një telefonate nga “shefi” nuk është lejuar ta zhvillojë koncertin e paralajmëruar në stadiumin e qytetit. Kjo pasi ai nuk ka dëshiruar të rrezikojë ambientet e stadiumit.
Artisti bëri me dije se vendndodhja e re është shumë pranë stadiumit, tek parkingu, në Prishtinë
View this post on Instagram