“Netët e Klipit Shqiptar”, këngëtari që “rrëmbeu” fitoren (FOTO LAJM)

Capital T është shpallur fitues i edicionit të 18-të të “Netët e Klipit Shqiptar”. Produksioni me titull “Rrushe” është vlerësuar si videoklipi më i mirë në të gjitha komponentët për këtë edicion. Reperi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke e cilësuar veten si një fitues i lindur.

“Rrushe” është pjesë e serialit më të ri, me të njëjtin emër i cili është prodhuar nga Gjirafa Studios. Artisti është shprehur se ky projekt ka një domethënie të veçantë për të, pasi i dedikohet Kosovës, të kaluarës së shtetit tjetër shqiptar dhe të ardhmes së saj.

Ndërsa Capital T reflekton mbi gjendjen aktuale, në klip janë përfshirë skena nga seriali, të ndërlidhura me tekstin që prek realitetin shqiptar. “E ardhmja po ushqehet veç me propaganda, po m’dhimet nana, e madhe plaga, zemra e saj po kan, andrat mesin andrra, ppo m’dhimet baba, e myti gajlja, s’po mun me dal pi vetes, andrrat mesin andrra.”, janë disa nga fjalët e tekstit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by neteteklipitshqiptar (@neteteklipitshqiptar)


Shtuar 7.06.2021 09:08