“I bënë fotot për Instagram dhe mbaroi”, Capital T revoltohet pas protestës së VIP-ave 11-vjeçaren

Ngjarja e rëndë e abuzimit të vajzës 11-vjecare në Kosovë ka qenë me të drejtë tema e javës, teksa reagimi publik shkoi deri në organizimin e protestave në Prishtinë, Tiranë e Shkup, me shumë personazhe të njohur që i shfytëzuan platformat e tyre për të kërkuar drejtësi për rastin dhe për mbrojtjen e vajzave e grave.

Megjithat dy ditët e fundit duket se cështja ka dalë pak në plan të dytë, edhe pse ende flitet e diskutohet në platformat sociale e jo vetëm, e pikërisht kjo gjë ka revoltuar reperin Capital T. Ai ka ka reaguar si të gjithë kolegët në lidhje me rastin, mirëpo tani është revoltuar me ta, duke i “kërkuar llogari” pse nuk po flasin më për skandalin, duke u shprehur se problemi ynë është pikërisht se dalim në protesata për fotot e Instagram-it dhe cfarë ndodh pas kësaj nuk ka rëndësi.

Dhunimi i një 11-vjeçare në Prishtinë nga 5 persona tronditi të gjithë opinionin publik. Shumë qytetarë u ngritën në protesta në Kosovë dhe në Shqipëri. Mes tyre ishin edhe personazhe të njohur të ekranit, të cilët reaguan lidhur me këtë ngjarje tragjike.

“A e dini çfarë më dhemb më së shumti? Që sot askush nuk po flet për skandalin e përdhunimit, a mbaroi tani? 1 ditë protesta dhe mbaroi, të bëhet çfarë të bëhet. Këtu është gabimi që ne lodhemi shpejt vetëm sa t’i bëjmë fotot për Instagram dhe mbaroi, çfarë ndodh nuk ka rëndësi. Nuk ka për t’u ndalur tani deri sa të ndryshohet çdo ligj. Edhe qoftë nevoja për ta djegur këtë vend duhet ta bëjmë se as ky shi që po bie s’ka për të na i larë mëkatet”- shkruan artisti në InstaStory.

Shtuar 3.09.2022 09:41