Ish-balerina shqiptare dhe aerobisja e njohur, Linda Kalemi ka një histori shumë të pazakontë jete. Ajo është divorcuar tre herë nga bashkëshorti dhe sot ruan një marrëdhënie shumë të mirë.
Linda ka treguar për “ABC e Mëngjesit” se në fillim ka qenë ish-vjehrri që e ndau pasi bëri një kërkesë në gjykatë, ndërkohë që ajo dhe burri nuk donin. Ata vazhdonin të takoheshin me njëri-tjetrin.
“Vjehrri kishte shumë autoritet dhe një profesion të mirë, kishte një status, një autoritet, por nuk donte që nusja e tij të vinte netëve dhe të rrinte jashtë. Edhe shkoi pas 4 vitesh martesë në gjykatë të kërkojë për të ndarë djalin. Gjyqtari Aldo Zadrima thoshte që nuk mund ta ndajë djalin por nuk erdhi vetë këtu. Mbas një viti i dhash ndarjen dhe kam jetuar te shtëpia e bashkëshortit tim. Atëherë ishte ligji që ata që prishin familjen duhet të shkojnë jashtë Tirane dhe im shoq e çuan në Rreshen për 3 vjet dhe çdo fundjavë vinte në Tiranë dhe flirtonim fshehurazi”, u shpreh ajo.
Më tej, Linda ka theksuar se aktualisht do të jap një mesazh për të gjitha gratë që të mos shkatërrojnë familjen.
“Në këtë rast, ashtu siç kam dhënë mesazhe në organizatat e grave dhe në media, ajo që them është: ‘Mos shkatërroni familjen’. Unë jam penduar që bëra një nxitim për herë të dytë, shkova unë dhe u ndava me të për sedër dhe krenari. Sepse një grindje e vazhdueshme, më bëri t’i thosha: ‘Merr këtë koli’ se as valixhe nuk kishte, dhe ik. Ajo që desha të them unë është që nuk ishte ky shkaku, unë kam zgjedhur të luftoj me jetën, të luftoj dhe me mentalitetin tonë. Unë sot po luaj një rol shumë të rëndësishëm që shumë femra e kanë, që të jesh e ndarë nga burri dhe të jesh përsëri me të. Sepse sociologët këtë thotë që të luftoni për problemet bashkë”, tha ish-balerina.