Ish-partneri surprizon Dajana Shabanin, dedikim zemre live në emision (VIDEO)

Moderatorja e njohur, Dajana Shabani ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, së bashku me të bijën. Gjatë intervistës ajo u surprizua nga ish-bashkëshorti, i cili kishte shkruar një mesazh me fjalë të ndjera për të dhe Marlenën.

“Kur mami ka shkruar që ti Marlen je insistim i babit nuk ka gënjyer! Kërkova nje dhuratë nga Zoti dhe ajo më erdhi! Jemi larg për shkak të Covidit dhe për asnjë arsye tjetër, sepse unë dhe mami jemi shokët më të mirë që ti mund të kesh për prindër! Je fryti i një dashurie të madhe dhe ashtu uroj të kesh gjithë jetën mbushur plot me dashuri. Dajana, mendoj se je mami më e mirë në botë dhe pavarsisht faktit që kemi vendosur krenarinë përpara dashurisë tonë, ne të dy kemi folur gjatë dhe kemi kuptuar që kemi qenë, jemi dhe do mbesim shokë të përjetshëm dhe të pa ndarë””, ishte mesazhi i ish-bashkëshortit.

Ndërkohë, Dajana tha se ai e ka mbështetur gjithmonë, madje dhe kur i ka pasur të gjithë kundër.

Shtuar 22.04.2021 08:04