“Trekëndëshi Jozi – Loredana – Ola, kush po ia ‘merr zemrën’ banorit? Cili po luan me kë?”. Këto ishin pyetjet që u ngritën sot në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel.
E ftuar në panelin e sotëm ishte Mardiola Baço, e cila bëri një batutë në lidhje me Jozin dhe tri banoret, Loredana, Ola dhe Valbona.
“Te të tria gocat Jozi ka lëshuar shejtanët e tij, shejtanët u kanë hyrë gocave dhe nuk e dinë se ça po bëjnë tani. Avash, aty e vetmja e vërtetë është Loredana. Jozi po e shijon”, tha Mardiola.
“Unë e di të sigurt që Jozi po luan aty dhe ajo vajza, Ola, që ka shfaqur pëlqimin për të po luan”, tha më pas shoku i tij, Shkëlzen Brahaj.
Ish-oficeri gjithashtu sqaroi njëherë e mirë raportin e banorit me Valbonën. Sipas tij, Jozi dhe gazetarja nuk kanë patur asnjë lloj marrëdhënie jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Ta sqaroj një herë e mirë për teleshikuesit, publikun, komentuesit, për këdo. Jozi nuk ka patur në jetën e tij asnjë lloj marrëdhënie me Valbonën jashtë shtëpie. Ua garantoj me jetën time. Kam parë shumë komente. Valbona është intrigantja më e madhe e asaj shtëpie, ca thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë. E njoh shumë mirë Jozin dhe e di shumë mirë këtë histori. Nuk e ka patur ndonjëherë të dashur Valbonën”, tha Shkëzen Brahaj.