Ish-lojtari i Kombëtares dhe trajneri i njohur pjesë e Big Brother Albania VIP 3

Big Brother Albania VIP është sensacioni më i madh i 3 viteve të fundit në Shqipëri. Që nga reality-show i parë rekordet sa vijnë e thyen duke nisur me dyshen Donald – Ilir në BBVA1 dhe për të thyer çdo rekord tjetër me fenomenin Luiz Ejlli në këtë të fundit.

Tani pak ditë na ndajnë nga nisja e BBVA3 dhe emrat e personazheve të mundshëm që mund të marrin pjesë janë temë kryesore në medie. Ndër vite, sporti ka qenë një fushë e prekur lehtë apo sipërfaqësisht në këtë shfaqje ku kanë marrë pjesë ndonjë tifoz i ‘thekur’ si Meridiani me Vllazninë, apo ndonjë ish-sportist i profilit të ulët si Graniti.

Por, gjithmonë kanë munguar protagonistët kryesorë, emrat që kanë bërë bujë në këtë fushë dhe ata që njihen gjerë e gjatë në medie. Burime të sigurta për Newsport.al bëjnë me dije se Klodian Duro do të jetë pjesë e Big Brother Albania VIP 3.


Shtuar 1.01.2024 17:47