Ish-i i Dua Lipës, në lidhje me këngëtaren e famshme Peggy Gou

Ylli i serialit “Elite”,  Aron Piper  dhe DJ nga Koreja e Jugut Peggy Gou janë zyrtarisht çift. Dyshja janë filmuar duke shkëmbyer puthje e përqafime në “after party-n” e Grand Prix të Formula 1. Në shoqërinë e njëri-tjetrit ata janë argëtuar dhe kanë kaluar mbrëmjen së bashku.

Kujtojmë se Piper është përfolur për një romancë edhe me yllin shqiptar, Dua Lipa. Thashethemet u ndezën pas disa videove që bënë xhiron e rrjetit, ku Dua dhe Aron shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit teksa shijonin muzikën së bashku.


Shtuar 27.05.2024 11:52