Interesim i jashtëzakonshëm për koncertin e Dua Lipës në ‘Wembley’, të gjitha biletat shiten për pesë minuta

Dua Lipa ka entuziazmuar fansat e saj duke shtuar një datë tjetër për turneun e saj në Stadiumin “Wembley”, pasi biletat për datën e parë u shitën brenda minutave.

Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 28 vjeçe,u lajmërua në Instagram të premten për të zbuluar lajmin emocionues për 88 milionë ndjekësit e saj në një video të sinqertë, shkruan DailyMail.
Duke filmuar veten në shtrat sapo ishte zgjuar, këngëtarja tha: “Mirëmëngjes, mirëmëngjes, dreq, sapo i shita të gjitha biletat për Stadiumin ‘Wembley’. Mendoj se nuk do të kthehem në shtrat, kjo është e bukur. Ju djema, nuk mund ta besoj”.

Dua ishte fillimisht e planifikuar të performonte vetëm një koncert në Stadiumin ‘Wembley’ më 20 qershor 2025, si pjesë e turneut të saj “Radical Optimism”.

Por tani, për shkak të kërkesës fenomenale, ylli i muzikës pop do të qëndrojë në kryeqytetin anglez për një natë të dytë për të bërë një tjetër performancë më 21 qershor.

Në një video të postuar në Instagram, Dua tha: “E dëgjova se po kthehet në shtëpi (Evropiani), kështu që mendova se do të kthehem edhe unë (PËRSËRI)!!!! Wow, kjo ishte thirrja më e mirë për t’u zgjuar! Ju djema i shitët biletat për Stadiumin ‘Wembley’ brenda disa minutave! Ju dua shumë dhe po shtojmë një datë tjetër për ju! E shtunë 21 qershor 2025, biletat janë në shtiej tani”.
Me biletat në dispozicion menjëherë, fansat e Dua zunë komentet për të shprehur entuziazmin e tyre dhe për t’i bërë komplimente këngëtares, duke shkruar: “Çfarë është kjo! Le të shkojmë”, “Le të ecim”, “Ulërima në jastëk ishte aq reale. Urime Dua”.

Dhe ata që kanë siguruar bileta për shfaqjet shumë të pritura janë me fat pasi ylli planifikon të jetë shumë pranë me fansat e saj kur të performojë në Stadiumin ‘Wembley’. Ajo do të dalë nga skena kryesore dhe do të ecë për gjatë gjithë turmës në një mënyrë të ngjashme me performancën e saj kryesore në Glastonbury muajin e kaluar.

Një burim tha: “Dua akoma nuk mund ta besojë se ajo do të kryesojë në Stadiumin ‘Wembley’. Ajo dëshiron ta bëjë të ndihet si një diskotekë gjigante dhe të sigurojë që të gjithë të kenë vendin më të mirë në shtëpi”.


Shtuar 12.07.2024 16:10