Influencere e famshme, vret veten 22-vjeçarja

Influencuesja serbe, Kristina Kika Đukić dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Ka qenë shoqja e saj, Laura Tesanović e cila e ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale. Në një postim tjetër, ajo kishte lënë disa numra kontakti për parandalimin e vetërasjes.

“Me keqardhje ju informoj se Kika nuk është më me ne. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e saj dhe për të gjithë njerëzit që e deshën dhe e njohën. Të dua përgjithmonë Kiko, prehu në paqe“, thuhet në postim.

Influencuesi Miloš Bajić gjithashtu reagoi duke thënë se dyshonte për vetëvrasje. “Situata është e rëndë dhe nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve për momentin, dyshohet për vetëvrasje dhe nuk mund të shkruaj më asgjë“, tha ai.

 


Shtuar 9.12.2021 14:26