Ilnisa dhe Meritoni postojnë foton, por për ku është nisur dyshja vallë?

Dy ish-banorët e “BBV3”, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, duket se kanë nisur pushimet me njëri-tjetrin, ku këtë gjë e kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Mirëmëngjes të gjithëve. Do thoni ju sa shpejt është zgjuar Ilnisa. Ilnisa për pak niset në një udhëtim. Normalisht jo vetëm po me njeriun e zemrës”, dëgjohet të thotë gazetarja në videon e postuar në “Instastory”.
Më pas Ilnisa shprehet se më vonë do të zbulojë se cilin destinacion kanë zgjedhur për pushime. Gjithashtu ajo ka postuar edhe një foto të Meritonit, të cilën e shoqëron me këngën “Not like us”, “jo si ne!”.


Shtuar 26.06.2024 14:43