Ilir Shaqiri takon më në fund të bijën, përsërit gjestin që u komentua shumë nga publiku (VIDEO)

Balerini Iliri Shaqiri, ka takuar pas disa muajsh vajzën e tij Emily, e cila u bë mjaft aktive në mbështetje të të atit, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother.

Balerini është larguar nga Shqipëria, dhe ka postuar një video nga makina, së bashku me të bijën në Romë.

Ajo që bie në sy është puthja e tij me të bijën 17 vjeçare, në buzë, siç edhe bëri gjatë takimit që ata patën në shtëpinë e Big Brother.

Asokohe komentet ndaj Ilirit ishin masakruese, ndërkohë që Emily tha se nuk mund të gjykohej mënyra sesi ajo takohej me të atin, pas një kohe të gjatë që ata kanë qenë larg njëri tjetrit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri)


Shtuar 2.03.2022 11:04