Ilir Shaqiri nuk i pranon shakat nga vajzat, por kjo lëpirje në fytyrë nga Beniada i shijoi (VIDEO)

Ilir Shaqiri ishte i preferuari i publikut në javët e para dhe madje edhe i vetë banorëve të “Big Brother” të cilët e zgjodhën lider të shtëpisë.
Por e gjithë kjo ndryshoi kur Iliri u bë protagonist i një debati të fortë me Semin e cila i drejtoi gishtat e mesit dhe pasi përsëriti me dhjetra herë se ishte një shaka, falja nuk u pranua nga koreografi dhe lideri i shtëpisë.

Iliri e diskutoi këtë temë me banorët për 24 orët e ardhshme, pa pushim, duke theksuar dhe folur për cilësitë më të këqija të Semit dhe Donaldit. Ky i fundit u përfshi në debat duke mbrojtur Semin të cilën e ka shoqe prej vitesh, por Iliri u ndje i indinjuar pse nuk i doli krah atij që njihen prej dy javësh, e madje e quajti Donaldin një shok të keq i cili mbroi shoqen e tij më të mirë aty brenda, shkruan Albeu.com.

Në fund Iliri doli në përfundimin se nuk është shok me Semin dhe mosha nuk e lejon atë të bëjë atë gjest, prandaj nuk ia pranon shakan.
Por nga ana tjetër ka ndodhur një situatë me Beniadën të cilën Iliri e ka shijuar shumë e madje ka “lëpirë buzët”.

Beniada puth papritur Ilirin në faqe dhe pas reagimeve të banorëve të tjerë ajo e ka lëpirë në faqe koreografin e martuar dhe babin e një vajze dhe ky i fundit e ka pritur me mjaft vetëpëlqim, madje i ka shijuar dhe nuk i është dukur në asnjë moment një gjest i tepruar.

Ndoshta Ilir Shaqiri do ta shpejgoj në një moment këtë situatë, ose raporti tyre do mbetet një mister edhe për disa kohë./albeu.com/


Shtuar 21.10.2021 10:45