Këtë vit, showbizi shqiptar ka qenë i mbushur me pritje të ëmbla. Disa vajza të njohur kanë ndarë me të gjithë lajmin e bukur, por ka edhe të tjerë që po e shijojnë në privatësi. Një prej tyre është moderatorja Ilda Bejleri. Ky lajm mund të vijë surprizë për shumë njerëz pasi Ilda e ka ruajtur me fanatizëm jetën private, por po.
Shumë shpejt ajo do bëhet nënë për herë të parë. Burime pranë saj kanë bërë me dije për “Panorama Plus” se tashmë barku i saj është rrumbullakosur dhe Ilda nuk fshihet më, ndonëse nuk ka e ka ndarë ende lajmin me ndjekësit e saj. Madje, nëse do hedhim sytë në “Instagram”, ku Ilda është goxha aktive, fotot nuk mungojnë.
Ndërkohë, mund të vihet re edhe fakti që ajo prej javësh ka nisur të vishet me të gjëra, siç ndodh zakonisht me gratë shtatzënë. Për shembull, në ditëlindjen e saj Ilda është veshur me një fustan elegant të zi dhe të gjerë që nuk i tregonte asnjë detaj të trupit. Vetë moderatorja, pak kohë më parë, në një intervistë shprehu haptazi dëshirën për t’u bërë nënë.
Prezantuesja është në mesin e shtatzënisë, dhe deri më tani ka vijuar me aktivitetin e saj normal, duke mos u shkëputur për asnjë moment nga angazhimet e saj rutinë. Bëhet me dije se Ilda është në mesin e shtatzënisë, ku i duhen edhe rreth 4 muaj për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Duke qenë pranë fëmijëve dhe mamave me emisionin e saj të fundit “Të ka mami yll”, Ilda u pyet nëse ka dëshirë dhe në plan së shpejti ndonjë fëmijë. Gjë për të cilën Ilda tha se të jesh mami është gjë shumë e bukur, sidomos kur je e plotësuar. “Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur, sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndihesh e plotësuar. Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë jetën e kam marrë me faza në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta”, u përgjigj ajo.
Ndërkohë, përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh. Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me modën e medias. Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut. Me sa duket, tashmë kjo lidhje është formalizuar dhe së shpejti të dy do të bëhen prindër për herë të parë.