I quajti “çift LGBT” pas martesës, Arjon Luli ofendon rëndë Locon (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, Serena Sula festoi 20-vjetorin e lindjes dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli, i bëri një festë super të madhe surprizë e madje i propozoi edhe për martesë.

Pasi fotot e tyre u bënë menjëherë virale në rrjet, ka reaguar një tjetër ish-konkurrent i “Për’puthen”. Ai është Elvisi, i njohur ndryshe edhe si Loco.

Ky i fundit publikoi në rrjete sociale një foto të tyre nga propozimi i Arjonit për martesë, krahas së cilës shkroi:

“I urojmë suksese çiftit të parë LGBT në Shqipëri. Me hapa të vegjël, por të sigurt drejt Europës”.

Sigurisht që kjo është lexuar nga Arjoni, i cili ka vendosur që t’i përgjigjet nëpërmjet një postimi në “Instastory”. Ai ka publikuar një foto të Locos të modifikuar me një kokë qengji.

“Kush më sugjeron 1 studio që bëjnë tattoo dhe te organi gjenital? Të jetë me shkollë të lartë dhe në zonën e Laprakës! Faleminderit!”, ka shkruar Arjoni, duke iu referuar Elvisit.


Shtuar 3.10.2021 10:41