Një nga konkurrentet që spikati në programin “Për’puthen 40+” është Luljeta nga Fieri, e cila nuk njeh komplekse për mënyrën e të folurit, aq sa u shpreh se do e gjente burrin kur t’i ndizej llamba.
Mirëpo, duket se Luljeta nuk paska komplekse as me veprimet e saj. Së fundmi në një video amatore shfaqet Luljeta e cila zhvishet brenda një autobusi. Ajo shihet teksa heq bluzën edhe pse autobusi është i tejmbushur.
Zonja Luljeta është një nga ato personazhe që nuk e kanë fare kompleks moshën dhe vishet në mënyrë ekstravagante.
Për të folur rreth kësaj video, 64-vjeçarja ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se si qëndronte e vërteta e saj. Ajo rrëfen se ka qenë në një udhëtim vetëm me femra, ku vetëm shoferi ka qenë burrë.
“Ishim në një ekskursion në Shkodër. Ja kaluam aq mirë. Ishim vetëm gra dhe kënduam e kërcyem. Në një moment pata vapë dhe u zhvesha. Shoqja më ndihmoi që të hiqja bluzën. E këtë moment e kanë filmuar dhe bërë publike. Unë nuk dija gjë, veç kur më thanë se është në rrjet. Nuk e di kush e ka bërë këtë veprim. Video ka kohë që është publikuar. Kam njerëz gjithandej dhe nuk ju vjen mirë, se unë nuk e çaj kokën se kjo jam”, tha Luljeta.
Kjo e fundit tregoi se në qershor bën 65 vjeçe dhe se herë pas here ka ndjerë paragjykim nga të tjerat. Ajo shtoi se është më keq kur gruaja gjykon gruan.