I mungon skenës prej vitesh, Pirro Çako zbulon arsyen

Pirro Çako ishte në një intervistë në “Top Albania Radio” ku zbuloi arsyen se pse ai nuk merr më pjesë në koncerete.

Pirro Çako: Unë kam gati 8 vite që nuk shkoj më në koncerte sepse unë e kam mbyllur dhe mendoj që kjo është më e mira për mua, më pëlqen më shumë të shkruaj këngë për të tjerët sesa për veten time dhe të dal në skenë.

Kujtojmë që Pirro Çako ka që në vitin 2014 që nuk del më në skenë si këngëtar dhe arsyeja është shumë e thjeshtë, fitimet që ai merr nga koncertet nuk janë të mjaftueshme.

Pirro: Unë nuk i them punës jo, por unë kam dalë nga logjika e koncerteve. Personazhet e reja janë më shumë atraktivë, ata janë në tregun e kohës.

Sipas Pirros, këngët e vjetra nuk janë të mjaftueshme dhe do i duhej të shkruante këngë të reja për veten që t’i rikthehej skenës dhe kjo gjë është e pamundur të ndodhë.


Shtuar 26.11.2023 13:15