“Fajin e ka Pirro Çako”, Rezarta Shkurta habit me deklaratën për arrestimin e Elsa Lilës (VIDEO)

Lajmi i arrestimit të këngëtares shqiptare, Elsa Lila në Itali ka qenë për gjithë këto orë në qendër të bisedave mes shqiptarëve.

Por një pjesë e mirë e artistëve i ka dalë në krah këngëtares.

Dhe së fundmi edhe Rezarta Shkurta. Por fillimisht ajo e ka marrë me humorë këtë situatë duke u shprehur se fajin e ka Pirro Çako, referuar këngës së tyre, “Diferenca je ti”.

“E gjeta kush e ka fajin. Kush bën këngën me Pirron e kap tersi me ligjin”, shkruan këngëtarja duke e theksuar më pas se po bënte shaka, por kujt i mbushet mendja se Rezarta nuk po thumbonte dikë me këtë deklaratë.

“Unë Elsën e kam dashur qëkur isha fëmijë dhe do e dua përjetësisht”, shkruan më tej Rezarta shoqëruar me këngën e Elsa Lilës./albeu.com/


Shtuar 17.03.2022 09:29