Sado e çuditshme të duket ishte Kim Kardashian ajo që e “ngacmoi” e para Pete Davidson. Themi e çuditshme sepse jemi mësuar me klishenë që janë djemtë ata që ngacmojnë vajzat.
Në rastin konkret, Kim tregoi se kishte kërkuar numrin e Pete pas një puthje që kishte ndodhur mes tyre në Saturday Night Live.
“Mendova, dreqin, ndoshta duhet të provoj diçka të re,” – tha Kim pasi motra e saj Khloe kërkoi vazhdimisht që ajo të tregonte publikisht si nisi njohja me të dashurin e saj aktual.
Kim pranoi se telefonoi producentin e “SNL” dhe e pyeti atë për numrin e Pete. Sigurisht, producenti ia dha. Gjithashtu, Kim pranoi edhe se fillimisht nuk e priste të krijonte një lidhje me Pete, thjesht ishte gati të takonte dikë të ri.
Pasi kontaktoi me Pete, Kim zbuloi se përpara disa muajsh, vetë Davidson ishte përpjekur të merrte numrin e saj, përmes Megan Fox.
“Kur ne dilnim bashkë dhe u krijua diçka, Megan Fox më shkroi dhe më tha: “A është e vërtetë? Sepse ai para ca muajsh më pyeti për numrin tënd dhe unë i thashë: “Plako, ka më shumë shanse që mua dhe MGK të na hajë një krokodil se sa ti të marrësh numrin e Kim. S’ka për të ndodhur kurrë, mos na pyet” – rrëfeu Kim.