I jepte mësim Elvana Gjatës, Manjola Nallbani tregon notën që i ka vendosur

Këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani ishte e ftuar në “E diell”, ku ka folur rreth shumë detajeve interesante nga jeta profesionale dhe personale. Ndër të tjera, gjatë intervistës ajo u pyet se çfarë mendimi ka për brezin e këngëtarëve pas vitit 2000, ku veçoi Elvana Gjatën.

Ajo zbuloi se e ka patur studente në vitin e parë të studimeve të saj në Akademinë e Arteve. Manjola tregoi se Elvana ka qenë një studente e rregullt që nuk mungonte, duke shtuar se që atëherë e ka spikatur potencialin muzikor që ajo ka. Nota? Sigurisht që 10.

“Ia dëgjoj këngët me kënaqësi. Edhe sikur mos të më këndonte asnjë ditë në klasë, mjafton që unë e kuptoja sa e talentuar ishte. Ajo ishte shumë e talentuar dhe absolutisht i kam vënë 10 me shumë kënaqësi.”- u shpreh Manjola.


Shtuar 10.05.2021 12:52