I hodhën të brendshmet në skenë, Ledri bën reagimin e papritur! (FOTO LAJM)

Në koncerte ndodhin shpesh të papritura. Rasti i fundit është ai i këngëtarit Ledri Vula i cili është përballur me një situatë qesharake në një nga koncertet e tij. Kjo pasi dikush ka hedhur në skenë një palë të brendshme.

Një video po qarkullon në TikTok ku shihet momentin kur Ledri merr të brendshmet që u hodhën në drejtim të tij. Mes brohorimave të turmës, reperi me shumë sportivitet i mori dhe i dërgoi tek Dj për të vazhduar me performancën.

Kjo nuk është hera e parë që Ledri përballet me një situatë të tillë pasi edhe në një koncert para pak kohësh dikush ia hodhi reçipetat dhe artisti veproi njësoj duke i larguar nga skena.


Shtuar 23.08.2021 09:19