Ermal Fejzullahu shpenzon sa qimet e kokës për të bërë të lumtur bashkëshorten (FOTO LAJM)

Kur vjen puna tek familja, e dimë që këngëtari Ermal Fejzullahu s’e kursen aspak dorën për të bërë të lumtur njerëzit e tij të zemrës.

Herë pas here, këngëtari na tregon dhuratat luksoze që i bën bashkëshortes së tij, ashtu siç ka bërë edhe së fundmi.

Arjana ka ndarë në InstaStory surprizën e fundit që i ka bërë Ermali, që padyshim e ka bërë të lumtur. Bëhet fjalë për një orë të markës “Rolex”, e cila kushton më shumë se 10,000 euro!

“Faleminderit burri”- ka shkruar ajo krahas postimit.

Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të kërkuar në trojet shqiptare dhe përpara pandemisë thuajse çdo mbrëmje ai ishte i ftuar në lokale nate për të performuar. Si një pjesë e madhe e këngëtarëve ai ka udhëtuar në të gjitha vendet e botës ku ka shqiptarë për të kënduar.


Shtuar 23.08.2021 09:07